LAJMI I FUNDIT:

Hyka: Jap gjithçka për Kombëtaren

Hyka: Jap gjithçka për Kombëtaren

Vijojnë përgatitjet e Kombëtares në rezidencën turke për sfidën e datës 11 qershor ndaj Izraelit.

Në një konferencë për shtyp paraditen e sotme, mesfushori shtatshkurtër Jahmir Hyka, ka analizuar situatën jo fort të mirë në të cilën gjendet ekipi kombëtar, duke folur për aktivizimin e tij dhe shiritin e kapitenit.


Për sfidën ndaj Luksemburgut

“Nuk e kam ndjekur dot ndeshjes pasi kam qenë në udhëtim, por kam parë disa përmbledhje të rasteve. Normalisht që nuk është një rezultat i mirë para takimit me Izraelin, një fitore ndaj Luksemburgut mbase do na jepte pak më shumë vetëbesim.

Mund të them me ato pak që pashë që pjesa e parë ishte shumë e mirë, krijuam disa raste për shënim dhe pse nuk mundëm të shënonim.

Pjesa e dytë u duk sikur u nis mirë pas golit të Roshit por fatkeqësisht Luksemburgu na e kthehu ndeshjen, por shpresoj që në ndeshjen kundra Izraelit të tregojmë diçka tjetër.”

Situata në ekipin kombëtar

“Pjesëmarrja në Europian ishte maksimumi ynë, gjithsecili tani pret po të njëjtën gjë gjithmonë. Duhet ta pranojmë që jemi në një grup shumë të vështirë dhe nuk mund të bënim të njëjtën gjë siç bëmë kur u kualifikuam në Europian.

Është e vërtetë që kemi pasur rezultate negative kjo nuk është pozitive për vazhdimësinë e ekipit. Në këtë moment që jemi besoj se kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve, si të tifozëve ashtu edhe të mediave. Duhet ta tregojmë veten në ndeshjen ndaj Izraelit për ta kaluar këtë gjendje.”

Problemi me udhëtimet e gjata

Normale që nuk është e lehtë të udhëtosh mbi 10 orë por besoj që kjo nuk ndikon që unë të jem pjesë e Kombëtares, sepse për mua është një krenari, kënaqësi dhe e bëj me qejf udhëtimin e gjatë.

Më shumë se sa udhëtimi është problem ndryshimi i orarit që ka nga Europa në Amerikë por besoj që në këto 2-3 që kam qenë këtu jam ambientuar.”

Ambienti në skuadër

“Normale që mbas një humbjeje ekipi të jetë gjithmonë jo i lumtur sepse po të ishte i lumtur atëherë nuk do ishte një shenjë pozitive.

Me çfarë po shoh këto ditët e fundit kemi një përqendrim më të madh duke ditur që vjen një ndeshje shumë e rëndësishme kundra Izraelit. Te gjithë jemi gati të japim maksimumin në këtë ndeshje.”

Xhelozia për shiritin e kapitenit

“Nuk e kam pasur asnjëherë dëshirën që të jem kapiteni i ndonjë ekipi. Për mua është kënaqësi që jam këtu dhe përfaqësoj kombin tim.

Kush është kapiten nuk është shumë e rëndësishme, i rëndësishëm është grupi, të jemi të bashkuar dhe të japim maksimumin për Kombëtaren.”

Aktivizimi në Kombëtare

“Asnjë lojtar nuk duhet të bëjë polemika kur është pjesë e Kombëtares. Trajneri vendos kush do të luajë dhe kush jo. Duhet të jesh i gatshëm çdo moment dhe unë kam qenë gati çdo herë që më është dhënë mundësia për të ndihmuar ekipin.

Nuk e di çfarë do të vendosi trajneri në ketë ndeshje, shpresoj që momentin e mirë që po kaloj me klubin ta shfrytëzoj dhe ta ndihmoj dhe ekipin kombëtar.“

Pozicion ku ndihet më mirë

“Nuk është se kam kontaktuar me trajneri për ketë gjë pasi ai e di shumë mirë pozicionin tim ku mund të jap më të mirën. Në Kombëtare nuk mund të vendosësh se në cilin pozicion ke qejf të luash sepse më shumë rëndësi ka grupi se sa individi.

Se ku do luaj nuk është problem unë do të jap maksimumin. Mesfushor i majtë dhe pas sulmuesit janë pozicionet e mija ku mund të jap maksimumin.”

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori