LAJMI I FUNDIT:

Hyjnë në grevë minatorët e kombinatit ‘Trepça’

Hyjnë në grevë minatorët e kombinatit ‘Trepça’
Foto: Ilustrim

Nga dita e hënë, minatorët e kombinatit “Trepça” janë në grevë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

Osmani shpjegon se hyrja në grevë ka ardhur si pasojë e mosmarrjes së pagës së muajit tetor dhe kushteve jo të mira të punës.

“Në ndërrimin e parë miniera Trepça nuk ka punuar. Arsyeja e kësaj grevë është se nuk janë dal pagat e muajit tetor. Janë tri kërkesa kryesore të minatorëve. Kërkesa e parë është paga që nuk është dal që për muajin e kaluar, ndërsa kërkesa e dytë është ushqimi i dobët dhe ajo e treta është mungesa e mjeteve të punës, si rroba pune, çizme dhe doreza”, tha Osmani.

Kujtojmë se “Trepça” është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje. /Telegrafi/