LAJMI I FUNDIT:

Hutchinson shënoi golin më të çuditshëm në histori, mposhti portierin e El Salvadorit nga një top i devijuar nga shpina e tij

Hutchinson shënoi golin më të çuditshëm në histori, mposhti portierin e El Salvadorit nga një top i devijuar nga shpina e tij

Mesfushori veteran i Kanadasë, Atiba Hutchinson ka shënuar njërin nga golat më të çuditshëm në historinë e futbollit në ndeshjen ndaj El Salvadorit në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.  

Kanadaja shënoi një nga golat më të çuditshëm në historinë kualifikuese të Kupës së Botës gjatë fitores 2-0 ndaj El Salvadorit.


Kombëtarja kanadeze po i afrohet pjesëmarrjes së tyre të parë në Kupën e Botës që nga Meksika e vitit 1986, pasi ata janë në krye të tabelës kualifikuese të Concacaf me vetëm tre ndeshje të mbetura deri në përfundim.

Kanada fiton dhe është vetëm një pikë larg kualifikimit në Kupën e Botës pas 35 viteve - SHBA fiton në temperaturë ekstreme -20 gradë celsius
Lexo po ashtu Kanada fiton dhe është vetëm një pikë larg kualifikimit në Kupën e Botës pas 35 viteve - SHBA fiton në temperaturë ekstreme -20 gradë celsius

Ata shkuan një hap më afër kualifikimit falë një goli jashtëzakonisht me fat nga Hutchinson përpara se Jonathan David të shtonte të dytin në kohën shtesë.

Megjithatë, goli që ‘vodhi’ vëmendjen dhe ka pushtuar mediat botërore, është goli i parë i shënuar nga 38-vjeçari Hutchinson.

Kapiteni i Besiktas, shënoi njërin nga golat më të çuditshëm në historinë e futbollit.

Hutchinson u gjet nga bashkëlojtari i tij Cyle Larin brenda zonës dhe fillimisht goditi topin me kokë dhe kjo goditje u ndal nga shtylla.

Momenti i golit nga Hutchinson

Por, pas rikthimit të topit, qendërmbrojtësi Erig Zavaleta, në tentim për ta larguar, goditi shpinën e Hutchinson ndërsa ai ishte i shtrirë në tokë dhe portieri i El Salvadorit, Kevin Carabantes nuk e pa devijimin që po vinte.

Ai reagoi vetëm pasi topi kishte kaluar tashmë vijën e fundit, por tashmë ishte vonë pasi Hutchinson shënoi njërin nga golat më të çuditshëm në histori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori