LAJMI I FUNDIT:

Hungaria miraton ligjin kontrovers për OJQ-të

Hungaria miraton ligjin kontrovers për OJQ-të
AppleMark

Ligjvënësit hungarezë miratuan një ligj kontrovers mbi organizatat joqeveritare të financuara nga jashtë.

Ligji u kërkon grupeve që marrin mbi 26,000 dollarë fonde të huaja në vit, të regjistrohen si “organizata të mbështetura nga jashtë”, përndryshe rrezikojnë të mbyllen.


Me ligjin e ri, organizatave joqeveritare po ashtu u kërkohet të bëjnë të ditur çdo sponsor të huaj që u ofron atyre mbi 1,800 dollarë në vit.

Ligji është hartuar nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban, e cila thotë se masa synon të përmirësojë transparencën, si dhe të luftojë shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit.

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut thonë se me ligjin e ri synohet të heshten zërat kritikë.

Parlamenti Evropian, muajin e kaluar, ka dënuar Hungarinë për “përkeqësim serioz” të sundimit të ligjit dhe i ka bërë thirrje qeverisë të tërheqë ligjin në fjalë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Ky është skenari i seancës së sotme të OKB-së ku do të votohet rezoluta për Srebrenicën

Ky është skenari i seancës së sotme të OKB-së ku do të votohet rezoluta për Srebrenicën

Bosnja
“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

Bosnja
Rrugët e Srebrenicës mbushën me forca policore teksa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të votojë rezolutën për gjenocidin

Rrugët e Srebrenicës mbushën me forca policore teksa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të votojë rezolutën për gjenocidin

Bosnja
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi

Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi

Azia

"NEOM në progres": Numri i punëtorëve është dyfishuar - një video e re që tregon 'përparimin e shpejtë' në projektin gjigant të Arabisë Saudite

Botë
Pentagoni: Rusia ka lëshuar një armë misterioze në të njëjtën orbitë me satelitin e qeverisë amerikane

Pentagoni: Rusia ka lëshuar një armë misterioze në të njëjtën orbitë me satelitin e qeverisë amerikane

Botë
Kalo në kategori