LAJMI I FUNDIT:

Humolli nga OBSH-ja: Rënia e rasteve me COVID-19 është lajm i mirë, është koha që lehtësimi i masave të bëhet gradualisht

Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se është lajm i mirë që brenda dy ditëve numri i rasteve të prekur me COVID-19 në Kosovë është i ulët.

Humolli shtoi se kjo na jep shpresë që kemi hyrë në fazën graduale të zvogëlimit të rasteve me COVID-19, mirëpo sipas saj, kjo nuk guxon të na relaksoj pasi që virusi vazhdon të jetë me ne.


“Një gjë e tillë ndodh në të gjitha shtetet e botës, shkaku i natyrës së sëmundjes. Sëmundja ka një natyrë të tillë që pasi fillon kemi një ngritje të kurbës e cila mbetet në atë nivel për një kohë dhe mandej gradualisht bie. Kjo është pozitive, por kjo nuk guxon të na lejoj që ne të kalojmë në fazën e komoditetit dhe t’i anashkalojmë masat pasi që virusi është me ne dhe fatkeqësisht do të jetojë me ne për një kohë të gjatë”, tha Humolli.

Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në OBSH,gjatë intervistës në Telegrafi.com

Duke folur rreth lehtësimit të masave, Humolli shtoi se OBSH është në vazhdimësi në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, dhe se detyrimisht ka ardhur koha që të bëhet një lehtësim i masave, por jo heqje e tërësishme e tyre.

“Këto masa varen nga situata epidemiologjike, nëse situata epidemiologjike vazhdon të jetë kështu si është atëherë është një indikatorë i mirë që mund të vazhdojmë edhe më tutje me lehtësim të masave. Por nëse këto masa i kemi liruar, dhe pas 4 majit kemi rritje të numrit të rasteve të COVID-19, detyrimisht autoritetet duhet të marrin masa të ashpra si më parë. Ndërmarrja e masave lehtësuese duhet të bëhet shkallë- shkallë, ku çdo herë vlerësohet situata epidemiologjike”, tha Humolli.

Ajo shtoi se është koha për lirimin e masave sepse numri i rasteve ka filluar të bie, por gjithmonë duke mbajtur distancën fizike.

Rreth situatës në vendet e tjera të botës, Humolli shtoi se në Itali ka pasur rënie të numrit të personave të vdekur, mirëpo në Gjermani sot është raportuar për rritje të rasteve.

“Situata nuk konsiderohet shumë e favorshme për shkak se shtetet nuk janë në nivelin e njëjtë me pandeminë. Pra situata nuk është e kënaqshme që të lirohen shembull kujfitë, për shkak se numri i personave asimptomatikë është jashtëzakonisht i lartë dhe kjo paraqet rrezik të përhapjes së virusit”, tha Humolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori