LAJMI I FUNDIT:

Humbin jetën edhe 5.851 pacientë, 262.929 raste të reja me COVID-19 në botë brenda 24 orëve të fundit

Humbin jetën edhe 5.851 pacientë, 262.929 raste të reja me COVID-19 në botë brenda 24 orëve të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 262.929 raste të reja me COVID-19 në mbarë botën, ku numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.66 milionë.

E numri i të vdekurve është rritur për 5.851, kanë bërë të ditur zyrtarë të OBSH-së gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.


Numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë ka shkuar në 17.660.523, kurse 680.894 kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit me COVID-19.

Statistikat e OBSH-së janë të mbështetura në të dhënat zyrtare të vendeve, e shumica e rasteve – 9.476.763 janë regjistruar në Amerikën e Jugut dhe të Veriut.

Në 24 orët e fundit numri i rasteve të reja me COVID në këto vende ka shkuar në 156.433, kurse i të vdekurve në 3.963. Me këtë numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 359.180.

Sa i përket Evropës, janë konfirmuar 3.375.535 raste me coronavirus si dhe 213.284 të vdekur. E në 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja është rritur për 17.419, e viktimave për 323.

Në juglindje të Azisë janë regjistruar 2.131.165 raste të infeksionit dhe 45.837 që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve është rritur për 58.971 e i të vdekurve për 937.

Sa i përket numrit të infektuarve SHBA-të prijnë me 4.523.888, e pasuar nga Brazili me 2.662.485 dhe India që renditet e treta me 1.750.723.

Në vendin e katërt figuron Rusia me 850.870, e në të pestin Afrika e Jugut me 503.290 raste, ku në të gjashtin qëndron Meksika me 424.637 dhe Peruja në të shtatin me 407.492.

E në top 10 e vendeve më numrin më të madh të infektuarve është edhe Kili me 357.685, Irani me 306.752 si dhe Britania e Madhe me 303.956. /Telegrafi/