LAJMI I FUNDIT:

Humbin dy persona brenda 24 orëve

Humbin dy persona brenda 24 orëve

Në fshatin Reçan të Prizrenit është raportuar si i humbur një preson i komunitetit boshnjak, ndërsa një femër e mitur e komunitetit rom është raportuar si e humbur në Gjilan.

Rasti parë ka ndodhur në fshatin Reçan të Prizrenit, ku ankuesja femër e komunitetit boshnjake, ka njoftuar se bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku gjendet. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.


Kurse rasti i dytë është raportuar në rrugën “Avdulla Presheva”, në Gjilan, ku ankuesja femër e komunitetit rome, ka njoftuar se vajza e saj moshë e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku gjendet. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Telegrafi/