LAJMI I FUNDIT:

Humbi për dy javë në malin përplot arinj, mbijetoi duke ngrënë boronica të papjekura (Foto)

Humbi për dy javë në malin përplot arinj, mbijetoi duke ngrënë boronica të papjekura (Foto)

Svetlana Evai i ka mbijetuar mrekullisht humbjes për dy javë, në një mal të pjesës ruse të Arktikut.

Reklama

Adoleshentja 15-vjeçare ka shmangur arinjtë e murrmë dhe ujqit polarë, ndërsa lëvizte e vetmuar nëpër tundër, duke mbijetuar vetëm me ujë dhe boronica të papjekura, transmeton Telegrafi.

Njësitet e shpëtimit kanë arritur në gadishullin Gydan, tri ditë pasi ajo nuk u paraqit në familje – në këtë zonë që konsiderohet të jetë ndër më të egrat dhe me terrene më të vështira në botë.

Evai pasi u gjet në mal

Atë nuk e kanë gjetur as pas 12 ditësh kërkimi edhe me helikopter, megjithëse  nuk ishte më larg se 11 kilometra nga hapësira ku qëndronte familja saj.

Si pasojë e urisë dhe ekspozimit, mjekët e konsideruan gjendjen e saj si prej ‘varri’. Por, ajo nuk e ka asnjë lëndim dhe gjendja saj nisi të rregullohej pas ushqimit të rregullt dhe tani nuk ka asnjë pasojë për jetë.

Nxënësja që i përket një familje nomade që grumbullojnë drerë, ka humbur në mal derisa po kthehej nga një kamp veror, ku e kishte vizituar të vëllain.

Shpresa për ta gjetur atë po shuhej, pasi netët e fundit të verës ishin shumë të ftohta. Derisa familjarët brengoseshin të jetë shqyer nga arinjtë, që ishin parë duke hungërirë në atë zonë.

Aksioni për ta gjetur adoleshenten

“Atë e gjeti xhaxhai, që ishte bashke më njësitin kërkues. Svetlana vrapo duke qarë në drejtim të tij” ka thënë hala e adoleshentes së gjetur.

Atë e kanë dërguar me helikopter në spital, pasi ishte shumë e dobët me shëndet, sepse e tëra që kishte konsumuar ishte uji, boronicat dhe fryte të egra, shumica prej tyre të papjekura.

Mbijetesa saj po konsiderohet si mrekulli, meqë në atë zonë temperatura ngritën deri në 27 gradë Celsius, për të rënë nën zero gjatë natës.

Raportohet se të gjitha organet vitale i ka në rregull, megjithëse ka marrë ftohje pasi fjeti e shtrirë në tokë, ku edhe iu lagën rrobat. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Disa raste kur njerëzit shijuan diçka të pazakontë

Disa raste kur njerëzit shijuan diçka të pazakontë

Interesante
As bombardimet ruse nuk i ndalin, çifti nga Kievi kurorëzojnë dashurinë e tyre në një strehimore

As bombardimet ruse nuk i ndalin, çifti nga Kievi kurorëzojnë dashurinë e tyre në një strehimore

Interesante
Nuk mund të priste, shoferi i veturës godet qëllimshëm vazhdimisht me veturë autobusin e ndalur në Edinburg

Nuk mund të priste, shoferi i veturës godet qëllimshëm vazhdimisht me veturë autobusin e ndalur në Edinburg

Fun
Policia çliroi me kujdes një ari të bllokuar brenda një makine në Nevada

Policia çliroi me kujdes një ari të bllokuar brenda një makine në Nevada

Interesante
Qeni zemërohet me pronarin - videoja bëhet virale në rrjetet sociale

Qeni zemërohet me pronarin - videoja bëhet virale në rrjetet sociale

Fun
Vetëm mendjet e shpejta mund t'i dallojnë të 7 artikujt e vendosur gabimisht në këtë imazh

Vetëm mendjet e shpejta mund t'i dallojnë të 7 artikujt e vendosur gabimisht në këtë imazh

Interesante
Kalo në kategori