LAJMI I FUNDIT:

Humbën mijëra dollarë në kriptovaluta nga ndërrimi i SIM kartelës

Humbën mijëra dollarë në kriptovaluta nga ndërrimi i SIM kartelës

Një firmë ligjore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e fokusuar tek investimet në kriptovaluta, ka paditur gjigantët amerikanë të telekomunikacionit AT&T dhe T-Mobile, duke pretenduar se operatorët janë përgjegjës për vjedhjen e disa prej konsumatorëve si rezultat i ndryshimit të kartës SIM të telefon.

Bazuar në njërin prej pretendimeve të firmës, një konsumatorit të saj ishin vjedhur 621 mijë dollarë kriptovaluta pasi kishte ndërruar kartën SIM të AT&T dhe akuzohet si bashkëpunëtor në këtë vjedhje duke transferuar llogaritë e pronarit të kartës SIM tek hakerët, përcjell Telegrafi.

Firma gjithashtu paditi T-Mobile pasi një klient i kompanisë gjithashtu kishte humbur 650 mijë dollarë nga ndërrimi i kartës SIM.

Kjo nuk është hera e parë që AT&T paditet, pasi që këtë vit një investitor i kriptovalutave e kishte paditur edhe për humbjen e 24 milionë dollarëve nga neglizhenca e kompanisë. /Telegrafi/