LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën turisti kosovar në Velipojë

Humb jetën turisti kosovar në Velipojë

Një turist i moshuar humbi jetën sot në mesditë, në plazhin e Velipojës.

Mësohet se viktima, Jusuf Kryeziu, 84 vjeç ka ndërruar jetë, për shkak të infarktit dhe ishte një pushues që vinte nga Kosova.


Që prej fillimit të verës, disa të moshuar kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme në plazhet e vendit tonë, transmeton tch.

Sipas mjekëve, temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut dhe duke qenë se zemra nuk ushqen organet e tjera, por edhe veten, sforcohet duke çuar në infarkte.

Foto: Ilustrim