LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën pasagjeri që e shtynë teksa po hipte në anije, detaje tronditëse të tragjedisë në Greqi – kapiteni dhe ekuipazhi arrestohen  

Humb jetën pasagjeri që e shtynë teksa po hipte në anije, detaje tronditëse të tragjedisë në Greqi – kapiteni dhe ekuipazhi arrestohen  

Kapiteni dhe ekuipazhi i tragetit “Blue Horizon” u arrestuan për ngjarjen në Pire, ku një 36-vjeçar humbi jetën tragjikisht teksa tentonte të hipte në anijen që duhej të lundronte drejt Kretës.

Aksidenti ka ndodhur në linjën Pire – Heraklion, kurse fatkeqi ka tentuar të hipë, por pas një konflikti me stafin e tragetit ka rënë në det dhe është mbytur.


Portali grek “Prototema” ka publikuar një video rrëqethëse që hedh dritë të re mbi tragjedinë, transmeton Telegrafi.

Në video, shihet një burrë që tenton të hipë në anije, ndërsa ekuipazhi i tragetit Blue Horizon po zgjidh litarin.

Ai arrin dhe ngjitet në platformën hyrëse të një anijeje që ka filluar manovrën e nisjes, por nuk ka dalë ende nga porti.

Aty vjen deri te konflikti me stafin e “Blu Horizon”, të cilët e kanë shtyrë nga anija. Burri fatkeq përpiqet të qëndrojë në platformën e hyrjes dhe të hipë në anije për të udhëtuar në Heraklion, por dy anëtarët e ekuipazhit e shtyjnë përsëri me forcë për ta hedhur nga anija.

Nga këto veprime, ai humb ekuilibrin dhe bie në det duke luftuar me dallgët. Nuk dihet nëse ka goditur kokën apo ndonjë pjesë e tjetër e trupit është përplasur gjatë rënies.

Disa minuta më vonë është nxjerr i vdekur teksa anija “Blue Horizon” po lundronte drejt Heraklionit sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Siç njofton Ministria e Punëve Detare, pritet që autoriteti qendror portual i Pireut të marrë deklaratat për ngjarjen nga dëshmitarët okularë dhe ekuipazhi në kuadër të hetimeve paraprake.

Siç raporton ERT, kompania do të ndërrojë ekuipazhin dhe anija do të niset sërish drejt Kretës kur të mbushen depozitat e pasagjerëve.

Në trend Botë

Më shumë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori