Humb jetën një person në fshatin Bërnicë e Ulët, pati kontakt me energjinë elektrike

Një person ka humbur jetën ditën e mërkurë në fshatin Bërnicë e Ulët, Prishtinë, si pasojë e kontaktit që ka pasur me energjinë elektrike.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30, transmeton Telegrafi.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar ne një shtylle elektrike , ka rënë ne kontakt me energjinë elektrike. Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ekipi i zjarrfikësve, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































