LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën gruaja që u hodh nga pallati në Fier

Humb jetën gruaja që u hodh nga pallati në Fier

Gruaja 57-vjeçare që u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte në Fier, ndërroi jetë pasditen e të martës në spitalin vendor.

Rajmonda Gjondedaj, sot rreth orës 12:20, në lagjen “Bishanakë”, është hedhur nga pallati, nga dyshimet e para, për shkak të gjendjes depresive me të cilën përballej.


Ajo është dërguar në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por pak orë më vonë ndërroi jetë pasi nuk arriti të mbijetojë. /noa.al/