LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën 71-vjeçari në Suharekë, dyshohet se ra nga një pemë

Humb jetën 71-vjeçari në Suharekë, dyshohet se ra nga një pemë
Foto nga arkivi

R.B. 71 vjeç ka vdekur në Mushtisht të Suharekës, pasi dyshohet se ka rënë nga një pemë.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi thotë se dyshohet për një vdekje aksidentale.


“Sot me datë 10.12.2023, rreth orës 11:00 nga emergjenca në Suharekë është raportuar për një vdekje aksidentale. Policia sapo e ka marrë informatën ka shkuar ne drejtim të vendit të ngjarjes, incidenti kishte ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës. Dyshohet se viktima R.B. 71 vjeç ka rënë nga një pemë , nga lartësia 2-3 metra , me atë rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi.

Lidhur me rastin është hapur hetim për vdekje aksidentale.

Me urdhër të prokurorit përgjegjës trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.