LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën 7-vjeçarja nga Kosova në plazhin e Durrësit

Humb jetën 7-vjeçarja nga Kosova në plazhin e Durrësit

Një pushuese 7-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Durrësit.

Ndonëse të ndjerën e nxorën me shpejtësi nga deti për ta dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ajo nuk mundi dot të mbijetonte.


Bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë vendore:

“Më datë 27.08.2019, rreth orës 13:40, ka mbërritur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital”. /tch/