LAJMI I FUNDIT:

Hulumtuesit gjerman me rekord të ri të internetit WiFi në 100Gbps

Hulumtuesit gjerman me rekord të ri të internetit WiFi në 100Gbps

Hulumtuesit në Karlsruhe Institute of Technology (KIT) në Baden-Württemberg të Gjermanisë kanë vendosur një rekord të ri prej 100Gbps internet Wireless, përkatësisht për transmetimin e të dhënave në rrjetin pa tela.

Këtë rekord ata e kanë arritur duke dërguar 100 gigabit të dhëna për second në një shpejtësi prej 237.5 GHz në një distancë prej 20 metrash në laborator.

Projekti ka pasur për synim hulumtimin e mënyrave të reja për zgjerimin e rrjeteve të telekomëve të bazuar në kabllo, i cili gjithkund po has në vështirësinë e përmbushjes së pritjeve të përdoruesve për shpejtësi të madhe të internetit.

Hulumtuesit janë duke eksperimentuar me dërgimin e të dhënave të bazuara në rrjetin brezëgjerë nëpërmjet lidhjeve me radio përforuces për të ndihmuar në sigurimin e një zgjidhje më ekonomike për më shumë internet, e cila është e nevojshme për të vendosur një rekord të ri botëror prej 100 gigabitësh për sekondë. / Telegrafi /