LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi i PIPOS: Gjysma e kosovarëve janë të gatshëm ta lënë vendin

Hulumtimi i PIPOS: Gjysma e kosovarëve janë të gatshëm ta lënë vendin
Foto: Ilustrim

Matjet e fundit të opinionit publik rezultojnë në shifra alarmante të gatishmërisë së kosovarëve për të dalë jashtë vendit.

Sipas hulumtimit të realizuar nga PIPOS, i cili u prezantua në Klan Kosova 54.8 për qind e qytetarëve do të emigronin nëse do të kishin mundësi.


Nga 1050 qytetarët e anketuar, vetëm 28.2 për qind kanë thënë se nuk do të emigronin edhe nëse do të kishin mundësi, 11.4 për qind nuk janë të sigurt, ndërkaq 5.6 përqind kanë refuzuar të përgjigjen.

Më të interesuarit për të dalë jashtë vendit janë grupmosha 18 deri në 25-vjeçare, nga të cilët 73 përqind janë deklaruar të gatshëm të emigrojnë, ndërkaq vetëm 16 për qind nuk do ta linin vendin edhe po të kishin mundësi.

Gatishmërinë për t’ia mësyrë perëndimit e kanë shprehur 62 përqind e të anketuarve të grupmoshës 26 deri 35-vjeçare, ndërkaq nga ata të grupmoshës 36 deri në 45-vjeçare, 61 për qind.

Gjysma e të anketuarve të grupmoshës 46 deri në 55-vjeçare janë të gatshëm të dalin jashtë vendit.

Përqindja e të anketuarve që janë përgjigjur se do të emigronin nëse do të kishin mundësi bie në 38% te grupmosha 56 deri në 65-vjeçare dhe 30 për qind te grupmosha mbi 65-vjeçare.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori