LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi i agronomit, shalqiri që importohet në Kosovë ka pesë herë më tepër nitrate se vlera e lejuar (Video)

Hulumtimi i agronomit, shalqiri që importohet në Kosovë ka pesë herë më tepër nitrate se vlera e lejuar (Video)

Mbetjet e nitrateve nëpër shalqinjtë që shiten në vendin tonë, e kryesisht që vijnë nga Shqipëria, janë të vlerave shqetësuese, çka mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Agronomët thonë se kjo vlerë është deri në 5 herë më lartë, se që lejohet. Ndërsa, inspektorët thonë se nuk e bëjnë këtë analizë.


“Deri tash nga terreni është vërejtur se sasia e nitratit të lejuar në perime. Në rastin konkret vlera e lejuar e lejuar e nitratin në shalqi është 60 miligram/kilogram, ndërsa nga matjet e bëra vlera shkon deri në 380 miligram/kilogram. Matja e bërë sot tregon se vlerat e nitratin në shalqi janë 220 miligram/kilogram. Këto rezultate nuk ia kemi treguar AVUK-ut, ata tashmë duhet t’i kishin vërejtur këto vlera, para se ne ti vërejmë”, shprehet për RTV Dukagjinin agronomi Alkend Tahirsylaj.

Përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë thonë se produkte të importuara apo prodhuara jashtë parametrave të lejuara duhet asgjësuar.

“Inspektorët e kanë për obligim të marrin mostra dhe të bëjnë kontrollin e çdo produkti ushqimor, vendorë apo i importuar. Kur ata nuk janë brenda parametrave të lejuara, i kanë procedurat që marrin masa me asgjësim të produkteve”, thotë Isuf Cikaci nga Ministria e Bujqësisë, përcjell Telegrafi.

Agjencia e ushqimit dhe veterinës thotë se inspektorët kanë bërë analiza tjera por jo edhe për nivelin e nitriteve dhe nitrateve pasi që legjislacioni nuk parasheh diçka të tillë.

“Agjencia e ushqimit dhe Ministria e Bujqësisë nuk e ka një rregullore e cila e përcakton nivelin e lejuar të nitriteve dhe nitrateve në pemë dhe perime. Në anën tjetër Instituti Bujqësor i Pejës nuk e ka një aparaturë që përcakton nivelin e nitriteve dhe nitrateve”, shprehet Ibrahim Hoxha, shef i inspektorëve fitosanitarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori