LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi: Çdo cigare shkurton jetën e meshkujve me 17 minuta, grave me 22 minuta

Hulumtimi: Çdo cigare shkurton jetën e meshkujve me 17 minuta, grave me 22 minuta

Duhanpirësit po paralajmërohen të heqin dorë nga zakoni i tyre në vitin e ri, sepse hulumtimi i fundit ka treguar se meshkujt humbasin 17 minuta nga jeta e tyre me çdo cigare që pinë, ndërsa jeta e grave shkurtohet me 22 minuta.

Kjo është më shumë se sa vlerësimet e mëparshme sugjerojnë se çdo cigare shkurton jetën e një duhanpirësi me 11 minuta. Vlerësimet e ekspertëve, të cilat tregojnë se çdo cigare sjell mesatarisht 20 minuta humbje jete për të dyja gjinitë, bazohen në shifrat më të fundit të studimeve afatgjata që monitorojnë shëndetin e popullatës, shkruan skynews.

Studiuesit nga Kolegji Universitar i Londrës thanë se dëmi i shkaktuar nga pirja e duhanit është “kumulativ” dhe sa më shpejt që një person të lërë duhanin dhe sa më shumë të shmangë cigaret, aq më gjatë jeton.


Analiza e re, e porositur nga Departamenti Britanik i Shëndetësisë dhe Mirëqenies, sugjeron se nëse një duhanpirës që pi 10 cigare në ditë e lë duhanin më 1 janar, deri më 8 janar ai mund të “parandalojë humbjen e një dite të tërë të jetës”.

Deri më 20 shkurt, jeta e tyre mund të zgjatet me një javë të tërë dhe nëse e lënë duhanin deri më 5 gusht, ata ndoshta do të jetojnë një muaj të tërë më shumë sesa nëse do të kishin vazhduar me vesin e keq.

Autorët shtuan se “kërkimet sugjerojnë se duhanpirësit zakonisht humbasin pothuajse të njëjtin numër vitesh të shëndetshme si vitet e jetës së tyre totale. Kështu, një duhanpirës 60-vjeçar zakonisht do të ketë profilin shëndetësor të një 70-vjeçari jo duhanpirës”.

Analiza, që do të botohet në Journal of Addiction, përfundon se “ne vlerësojmë se, mesatarisht, duhanpirësit në Britani që nuk e lënë duhanin humbasin afërsisht 20 minuta jetëgjatësi për çdo cigare që pinë”.

Ekspertët thonë se lënia e duhanit në çdo moshë është e dobishme, por “sa më shpejt duhanpirësit të zbresin nga kjo shkallë e vdekjes, ata mund të presin një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Bosnja
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Turqia e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë nëse është e nevojshme

Turqia e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë nëse është e nevojshme

Botë
Pas rrahjes me sigurimin e Komunës së Beogradit, qytetarët dhe opozita konfrontohen me policë që tentojnë t’i arrestojnë

Pas rrahjes me sigurimin e Komunës së Beogradit, qytetarët dhe opozita konfrontohen me policë që tentojnë t’i arrestojnë

Serbia
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Kalo në kategori