LAJMI I FUNDIT:

Huliganët maqedonas sulmojnë përsëri shqiptarët në Shkup (Foto)

Huliganët maqedonas sulmojnë përsëri shqiptarët në Shkup (Foto)

Portali Tetova 1 bën të ditur se mbrëmë teksa kishin shkuar për të ndjekur ekipin e Shkëndijës në Shkup, katër të rinjë nga Tearca e Tetovës janë rrahur barbarisht nga huliganët maqedonas, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 para ndeshjes K.F Shkëndija- F.K Cracovia afër stadiumit Filip i Dytë. Të rinjtë me inicialet A.K (23), E.K (23) A.Sh(23) D.I (16) nga Tetova dhe A.B (22) nga Tearca, rrëfehen që u sulmuan nga një grup maqedonasish pa shkak dhe pa arsye, me shufra hekuri dhe mjete të tjera.

Të rinjët janë transferuar në spitalin e Shkupit për kurrim dhe pasi kanë marrë trajtimin e duhur janë lëshuar për në shtëpi.


Edhe pse rasti është paraqitur në policinë e Shkupit nuk është marrë asnjë masë dhe ngjarja është heshtur, ndërsa të rinjët sot kanë bërë denoncim edhe në Tetovë./Telegrafi/

T1

T2

T3

T4