LAJMI I FUNDIT:

Hudhri: Libri u sfidua nga interneti, por e kaloi rrezikun

Hudhri: Libri u sfidua nga interneti, por e kaloi rrezikun

David Hudhri nga Shtëpia Botuese “Onufri “ ka folur për sfidën që në shtetet e zhvilluara libri elektronik u bëri shtëpive botuese.

Ai në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini, u shpreh se botuesit në SHBA dhe Evropë u ndien të frikësuar pasi libri elektronik në vitin 2014 ishte më i lexuar se libri i shtypur, por situata tashmë ka ndryshuar.


“Kompanitë e mëdha teknologjike u morën shtëpive botuese librat dhe i publikuan në versionin elektronik me çmime më të lira. Kjo krijoi një valë frike te botuesit, duke menduar se libri fizik do ta humbte rëndësinë”, është shprehur Hudhri.

Ai ka dhënë edhe një statistikë për raportin e lejueshmërisë mes librit elektronik dhe atij fizik, përcjell Telegrafi.

“Në vitin 2014 libri elektronik kishte një përqindje më të madhe të shitjes se ai fizik, por pas dy-tre vitesh libri fizik kishte rimarrë primatin”.

Sa i përket gjendjes së librit në Shqipëri, përfaqësuesi nga shtëpia botuese “Onufri” thotë se ka filluar të botohet shumë libri nga autorë të huaj.

“Në komunizëm ka pas censurë për librin e huaj, por sapo u rrëzua komunizmi kishte etje të madhe për të lexuar autorë të huaj, duke ndikuar të bjerë interesimi për leximin autorëve shqiptar”, u shpreh më tej David Hudhri./Telegrafi/