LAJMI I FUNDIT:

Hudhra shëron shumë shpejt herpesin: Eliminoni dhembjet!

Hudhra shëron shumë shpejt herpesin: Eliminoni dhembjet!

Herpes simpleks është sëmundje virusale e lëkurës e cila shfaqet për shkak të rënies së imunitetit, mirëpo shpesh edhe si pasojë e stresit

Zakonisht shfaqet në buzë, ndërsa e karakterizon shfaqja e vezikulave të mbushura me lëng në lëkurë dhe mukozë.


Simptomat janë shumë të pakëndshme, ndërkaq procesi i shërimit zgjat rreth një javë, transmeton Telegrafi.

Simptomat e herpesit mund të ndryshojnë dhe varen kryesisht nëse njerëzit janë duke përjetuar simptomat e para apo ripërsëritje simptomash. Në momentin që ju infektoheni, ju mund të përjetoni zhdukje dhe rishfaqje të simptomave.

Për të shmangur transmetimin e herpesit në pjesë të tjera të trupit, mos prekni shpinën dhe mbani një vëmendje në larjen e shpeshtë të duarve.

Meqenëse infeksioni shfaqet për shkak të rënies së imunitetit, është shumë me rëndësi që të merrni vitamina dhe minerale për ngritjen e imunitetit, siç janë vitamina C dhe zinku.

Njëra ndër mënyrat natyrale që ta eliminoni këtë problem është hudhra.

▪ Merrni një thelb hudhre, grijeni imët dhe vendoseni në zonën ku është shfaqur herpesi
▪ Lëreni të qëndrojë rreth 10 minuta, pastaj hiqeni dhe shpëlajeni me ujë të nxehtë
▪ Përsëriteni këtë procedurë pesë herë dhe herpesi do të zhduket brenda 12 orëve
▪ Nëse herpesi është me shtrirje të madhe, këtë procedurë përsëriteni edhe të nesërmen

Hudhra ka cilësi antivirusale dhe antibakterale dhe vepron fuqishëm në forcim të imunitetit. Është e pasur me shumë minerale siç janë kalciumi, sulfuri, fosfori dhe hekuri.

Përmban edhe vajra eterike siç janë alicina dhe vitaminat, prandaj konsiderohet si antibiotik natyral. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori