LAJMI I FUNDIT:

Huawei merr vendin e tretë për prodhimin e telefonave të mençur

Huawei merr vendin e tretë për prodhimin e telefonave të mençur

Sipas një raporti të fundit të publikuar nga IDC, prodhuesi kinez Huawei është bërë prodhuesi i tretë më i famshëm i telefonave të mençur për tremujorin e fundit të vitit 2012, gjatë të cilit kompania ka shitur 10.8 milionë njësi.

Suksesi i Huawei ka bërë që kompania sot të marrë 4.9 për qind të tregut të telefonave të mençur, ose një pozitë më poshtë se Apple e cila ka 21.8 për qind të tregut dhe ka shitur më shumë se 47.8 milionë iPhone.

Samsung mbetet lider global në shitjen e telefonave të mençur me 63.7 milionë njësi të shitura, apo 29 për qind të tregut. Pas Huawei, Sony është në vendin e katërt me 4.5 për qind të tregut, ndërsa në vendin e pestë është ZTE me 4.3 për qind.


Huawei kohëve të fundit ka prezantuar një numër të modeleve të reja të telefonave të mençur, të cilët duket të jenë shumë interesante, dhe disa prej modeleve të reja pritet të lansohen në Kongresit Botëror Mobil i cili mbahet muajin e ardhshëm. / Telegrafi /