LAJMI I FUNDIT:

Huawei me Windows Phone për Afrikë!

Huawei me Windows Phone për Afrikë!

Gjiganti kinez i telekomit, Huawei ka zbuluar një model të ri të telefonit të cilin e ka bazuar në Windows Phone, dhe i njëjti do të jetë në dispozicion vetëm në Afrikë.

Modeli i telefonit i përshtatur vetëm për Afrikë, është një partneritet i Huawei me Microsoft, si pjesë e Iniciativës së re “4Afrika”.

Me këtë pajisje, kompanitë synojnë të ofrojnë pako të lira të internetit në mobil për Keni, të ndihmojnë komunitetin lokal në Afrikën e Jugut, apo t’i inkurajojnë zhvillusit e aplikacioneve në Egjipt.

Çmimi i këtij modeli është nuk është bërë i ditur për tregun afrikan.

"Qëllimi ynë është që ky model të jetë telefoni më i lirë me Windows Phone në Afrikë," tha Gustavo Fuchs, drejtor i divizionit të Microsoft Windows-Phone për Lindjen e Mesme dhe Afrikë, raporton BBC. / Telegrafi /