LAJMI I FUNDIT:

HTC premton më shumë modele në Windows Phone

HTC premton më shumë modele në Windows Phone

Sipas raportit të fundit të Gartner, HTC nuk ka pasur rezultate shumë të mira financiare gjatë vitit të kaluar.

Në tremujorin e fundit të vitit, prodhuesi tajvanez kishte shitje më të ulëta se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, dhe sipas raportit të Gartner, thuhet se rënia ka qenë “brengosëse”.

Megjithatë, kjo gjë nuk e ka ndaluar kompaninë dhe ekzekutivët e saj të thotë se HTC do të vazhdojë të prodhojë modele të reja të telefonave të mençur që bazohen në sistemin operativ të Microsoft.

“Aktualisht, ne jemi të përkushtuar për biznesin tonë me platformën Windows Phone. Ne kemi bashkëpunim të mirë me Microsoft për lansime të reja gjatë vitit” tha Tai Ito, zëvendës presidenti i HTC’së për Planifikim Global të Produkteve. / Telegrafi /