LAJMI I FUNDIT:

HTC e paralajmëron videon për One M10

HTC e paralajmëron videon për One M10

Modeli më i ri i telefonit të HTC – One M10 pritet të zyrtarizohet më vonë gjatë muajit, ndërsa tani kompania tajvaneze e ka lëshuar një video paralajmëruese për telefonin e saj.

HTC One M10 është përfolur se do të vijë me ekranin prej 5.1 inç në Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve dhe procesorin nga Qualcomm.


Pajisja është thënë se do të vijë me procesorin e Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4GB RAM, kamerën përpara me 5MP dhe kamerën e pasme me12MP.

HTC One M10 do të vijë me Android 6.0, plus WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE, në mes tjerash.