LAJMI I FUNDIT:

HTC 7 Pro në janar

HTC 7 Pro në janar

Telefoni i mençur HTC 7 Pro qysh në fillim të vitit të ardhshëm do të duhej të ofrohej për blerësit evropianë.

Kompania HTC qysh muajin e ardhshëm fillon me shitjen e pajisjes së saj 7 Pro në Evropë. HTC 7 Pro është telefon i mençur i bazuar në sistemin operativ Windows Phone 7, derisa ka edhe tastierë të plotë fizike QWERTY.

Sipas informatave në dispozicion, pajisja do të paraqitet në tregun gjerman gjatë janarit në ofertën e operatorit të telefonisë mobile O2, e së shpejti ai do të mund të gjendej edhe në shtetet tjera të Evropës.


Pajisja ka ekran të rezolucionit 480 x 800 piksela (diagonale 9.1 cm) dhe kamerë pesë megapikselëshe, mirëpo çmimi i tij ende nuk është bërë publik. /Telegrafi/