LAJMI I FUNDIT:

Hyrja e rusëve dhe tmerri i të ngujuarve prishtinas në natën e 11 qershorit 1999

Hyrja e rusëve dhe tmerri i të ngujuarve prishtinas në natën e 11 qershorit 1999

Banesa e prishtinases Jehona Lushaku shihte drejt sheshit të tanishëm “Zahir Pajaziti” kur jetonte aty me familjen e saj në vitin 1999. Por, banimi në qendër nuk ishte aspak i favorshëm në natën e 11 qershorit kur sheshi kryesor i Prishtinës iu futi tmerrin qytetarëve shqiptarë të ngujuar.

Pamja që kishin përpara u mbush me ushtarë rusë dhe artileri të rëndë, duke i bërë ata të pajtoheshin edhe me më të keqen.


Lushaku rrëfeu në Klan Kosova edhe për gëzimin që përjetuan serbët e Prishtinës në natën e tmerrit të shqiptarëve.

“Nga një heshtje e përgjithshme që kishte kapluar Prishtinën, sepse s’dihej çka do të ndodhte. Nata ishte shumë e trishtueshme pasi që papritmas hynë ushtarakë këmbësorë, por edhe me tanke dhe kamionë. Kishin shenja të Bosnjës, por ishin konvoj rusë. Papritmas u mbush i gjithë sheshi me qytetarë serbë që festonin sikur të ishte ndonjë festë glamuroze e tyre. Për ne që ishim të bllokuar aty ishte e trishtueshme tek shihnim qytetarë që gjuanin me automatikë pa rresht në qiell, madje edhe në banesa ku diheshin se ka banorë shqiptarë. Ne si familje hymë në korridorin e apartamentit tonë dhe i fikëm të gjitha dritat, por gjithë ajo zhurmë dhe festë me muzikë dhe brohoritje ishte ndjenjë e trishtueshme”, tha ajo.

Lushaku tha se si të bllokuar kishin mungesë të informacioneve dhe kjo u shkaktoi edhe më shumë rëndesë psikike.

“Ne s’e dinim se çfarë marrëveshje ishte ajo e Kumanovës pasi ishte nënshkruar dhe nuk e dinte askush epilogun e asaj, nëse ishte në favor të qytetarëve shqiptarë të Kosovës apo të serbëve sepse mungonte informacioni i saktë. Në fakt ne qytetarët e ngujuar kishim mungesë informacioni, por kishte një heshtje. Një ditë më parë serbët kishin filluar t’i paketonin gjërat dhe të barteshin nga Prishtina, sepse ne i shihnim kamionët. Në anën tjetër ishte komandoja e ushtrisë serbe, ngjitur me hotel ‘Grand’-in, që bartnin dokumente dhe i digjnin”.

Lushaku që sot është ligjëruese politike, në atë vit si adoleshente u detyrua të bëhej edhe gazetare.

Ajo mori guximin për të filmuar gjithë ngjarjen e kobshme me kamerën e axhës së saj nga vrimat që ia lejonin roletat e dritareve.

“Po ashtu kemi parë edhe lirimin e të burgosurve të Dubravës. Ata i kishin maltretuar dhe djegur nëpër trup. Më pas i kam gjetur dhe intervistuar ata dhe kam parë se në çfarë mjerimi ishin nga torturat. Disa prej tyre nuk mundën as të flisnin “.

Megjithatë, objektivi i kamerës së saj kapi edhe hyrjen e mëpastajshme të ushtarëve britanikë të NATO-s më 12 qershor që ngjallën shpresat gati të shuara të bashkëkombësve të saj.

“Hyrja e tyre ka qenë absolutisht shkëndija e parë e një ringjalljeje. Prej aty ka filluar një jetë e re. Edhe ora ka filluar të trokasë më ndryshe”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori