LAJMI I FUNDIT:

HP dhe Microsoft me një super-model të ri të telefonit

HP dhe Microsoft me një super-model të ri të telefonit

 

Përqindja e tregut të telefonave Windows 10 është mjaft e vogël në krahasim me iOS dhe Android. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që Microsoft dhe partnerët e saj janë gati të dorëzohen.


 

Sipas disa thashethemeve të fundit, HP dhe Microsoft mund të jenë duke bashkëpunuar për të sjellur një telefon të ri Windows 10 në vitin e ardhshëm.

 

HP ka bërë disa përpjekje tashmë për përfshirje në tregun e telefonave të mençur. Për shembull, më herët gjatë këtij viti kompania ka lansuar Elite X3, telefon që funksionon përmes sistemit operativ Windows 10.

 

Nëse spekulimet e reja dalin të jenë të sakta, mund të kemi një pasardhës të Elite X3 vitin e ardhshëm, që thuhet se do të mund të lansohet në MWC 2017. Fatkeqësisht, specifikat e telefonit të ri nga HP dhe Microsoft nuk dihen ende.

 

Megjithatë, nëse telefoni do të jetë pasardhës i Elite X3, atëherë do të jetë një përmirësim i pajisjes e cila ka procesorin Qualcomm Snapdragon 820, RAM memorie prej 4GB dhe hapësirë të brendshme prej 64GB.

 

Kështu, mund të pritet që telefoni i ri të ketë modelin e ri të procesorit nga Qualcomm, Snapdragon 835, RAM memorie prej 6 ose 8GB dhe më shumë hapësirë ruajtëse.