LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj thumbon Bahtirin në Mitrovicë: Kryetari i pasur që e shndërroi Mitrovicën në komunën më të varfër

Hoxhaj thumbon Bahtirin në Mitrovicë: Kryetari i pasur që e shndërroi Mitrovicën në komunën më të varfër

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, derisa është takuar me strukturat e partisë së tij në Mitrovicë, ka folur edhe për kryetarin aktual të kësaj komune, Agim Bahtirin, duke thënë se i ka lënë anash qytetarët kurse vet është pasuruar.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Bajr dhe Kçiq të Mitrovicës, me anëtarët e PDK-së ka diskutuar për planin e Rimëkëmbjes, i cili, sipas tij, do ta nxjerr Kosovën nga kriza në ekonomi, shëndetësi, rend dhe ligj, politikë të jashtme dhe arsim.


Sipas Hoxhajt, Kosova ka dështuar në të gjitha të lartpërmendurat që anga 6 tetori i vitit 2019. Ai, tutje tha se edhe qytetarët e Mitrovicës u lanë anash nga kryetari aktual i tyre i pasur që e shndrroi këtë komunë, në komunën më të varfër.

Postimi i plotë:

Nga Bajri dhe Kçiqi, me anëtarët e PDK-së diskutova për planin e Rimëkëmbjes, i cili do ta nxjerr Kosovën nga kriza në ekonomi, shëndetësi, rend dhe ligj, politikë të jashtme e arsim, të cilat u rrënuan që nga 6 tetori i vitit 2019. Edhe qytetarët e Mitrovicës u lanë anash nga kryetari i tyre i pasur që e shndërroi këtë vend në komunën më të varfër.

Anëtarët e PDK-së, strukturat e partisë, gjithnjë kanë qenë dhe janë të vetëdijshme për sfidat e punëve e vendimeve të mëdha, si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen. Kosoves i duhen njerëz të guximshëm e punëtorë!

Emrat e listës tonë, që përfaqësojnë vlera kombëtare, patriotike e demokratike, do ta rimëkëmbin vendin nga neglizhenca e keqeverisja e vitit të fundit.

#Rimëkëmbje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori