LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj për Der Standard: Deklarata e zëvendës-kancelarit austriak nuk i kontribuon pajtimit mes popujve në Ballkan

Hoxhaj për Der Standard: Deklarata e zëvendës-kancelarit austriak nuk i kontribuon pajtimit mes popujve në Ballkan

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një prononcim për të përditshmen austriake Der Standard, ka thënë se deklaratat e zëvendës-kancelarit austriak nuk i kontribuojnë pajtimit mes popujve në Ballkan, normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi dhe as integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Kur në fillim të vitit 2018, rajoni po lëviz me një shpejtësi të re drejtë anëtarësimit në BE dhe kur pajtimi mes popujve është prioritet sa i shteteve të rajonit po aq edhe i bashkimit evropian, një deklaratë e tillë nuk i kontribuon pajtimit mes popujve, normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, dhe integrimit të shteteve në BE”, ka thënë Hoxhaj për Der Standard.


Hoxhaj ka thënë se ndjen keqardhje që një zëvendës kancelar i Austrisë është keqpërdorur për diskuts të politikës së brendshme në Serbi. Ai shtoi se ka qenë deklaratë e habitshme “kur dihet se Austria në 30 vitet e fundit ka qenë dera e parë e mbështetjes së Kosovës edhe si çështje në vitet 90-ta dhe si shtetësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori