LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj pas vendimit kundër Mlladiqit: Kjo tregon ku duhet të kërkohet e vërteta për luftërat që Serbia ka nxitur gjatë viteve 1990 – 1999

Hoxhaj pas vendimit kundër Mlladiqit: Kjo tregon ku duhet të kërkohet e vërteta për luftërat që Serbia ka nxitur gjatë viteve 1990 – 1999
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj / Foto: Ridvan Slivova

Gjykata e Apelit në Hagë ka shpallur sot vendimin përfundimtar kundër Ratko Mlladiqit.

Pas këtij vendimi, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili përmes një postimi në Facebook.


Hoxhaj u shpreh se rikonfirmimi i dënimit për Mladiq tregon se kush në të vërtetë ka kryer krime në Ballkan.

“Ky rikonfirmim i dënimit për kriminelin Mladiq, tregon qartë edhe një herë se kush në të vërtetë ka kryer krime kundër njerëzimit në Ballkan.  Shpërfaq më mirë se gjithçka tjetër se cili regjim ka qenë gjenocidal në Ballkan, kush janë kriminelët e vërtetë dhe ku duhet të kërkohet e vërteta për luftërat që Serbia ka nxitur në rajon nga viti 1990 deri më 1999”, shkruan ndër të tjera Hoxhaj.

Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin
Lexo po ashtu Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin

Siç shprehet kryetari i PDK-së, “Janë kriminelët serbët që, në Kroaci, Bosnje e Kosovë, janë përgjegjës për vrasjen e civilëve të pafajshëm, ekzekutimin e masakrave të padëgjuara më parë, deportimin e miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre, dhunimin e mijëra grave e shkaktim të gjenocidit”.

“Bashkësia ndërkombëtare, gjykatat ndërkombëtare, sadopak kanë rast edhe një herë të mësojnë diçka rreth të vërtetës së luftërave në Ballkan edhe nga ky rast gjyqësor – e çlirimtarët që kanë mbrojtur tokat e veta të lihen të kthehen të lirë në Atdheun e tyre, aty ku e kanë vendin e populli i pret krahëhapur”, shkroi Hoxhaj.

Hoxhaj tha po ashtu se “I akuzuar dhe dënuar për krime lufte në ish-Jugosllavi, Ratko Mladiq është përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve, përfshirë orkestrimin dhe ekzekutimin e Masakrës më të madhe në Evropë pas Luftës së Dytë botërore, atë të Srebrenicës”.

“Qëlloni vetëm në mish njeriu! Vetëm njerëzit duhet t’i qëlloni!” – nën këtë urdhër të kriminelit Mladiq, kriminelët tjerë serbë ekzekutuan rreth 8.000 boshnjakë, kryesisht djem, burra dhe pleq dhe i hodhën në varre masive”, shkruan Hoxhaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori