Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie lidhur me miratimin në Kuvend të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është vital për sovranitetin e Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se nga sot institucionet e Kosovës duhet të komunikojnë me Brukselin për të kuptuar se kur qytetarët do të lëvizin pa viza.
“Kemi pasur një mbledhje të kryesisë së partisë ku kemi debatuar për shumë zhvillime. Arsyeja kryesore pse e kemi ftuar këtë konferencë është ngjarja e madhe që ka ndodhur dje, ratifikimi i demarkacionit. Dua t’i falënderoj 80 deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me votën e tyre i thanë jo izolimit dhe bllokimit të vendit. Kjo marrëveshje është vitale për Kosovën sepse kompleton sovranitetin e Kosovës”.
“Nga dita e sotme institucionet duhet të komunikojnë sa më shpejtë me Brukselin për të parë se çka do të ndodh me lëvizjen e lirë. Ta dimë se kur do të përmbyllet ky proces”.
“Vota pro ratifikimit është përmbushje e kushtit vendimtar, më të rëndësishëm që qytetarët të lëvizin lirshëm. PDK ka pasur një qëndrim të pandryshueshëm, të prerë për ta ratifikuar marrëveshjen dhe ne e shohim votën e deputeteve të rëndësishme, vendi ka hyrë në fazë të re, është pikë kthese. Jemi të interesuar të kemi konsensus politik edhe për tema të brendshme. Radha është për formimin e ushtrisë. Ajo çfarë duhet të beje qeveria dhe opozita duhet që të jemi unik”, tha ai.
Hoxhaj ka thënë se politika kosovare duhet të ketë konsensus edhe për çështje siç është formimi i ushtrisë.
Ai ka shtuar se Lista Serbe ka vendosur veto të jashtme kundër formimit të ushtrisë së Kosovës dhe kjo sipas tij kjo nuk duhet të ndodh.
Hoxhaj tutje tha se ky vit do të jetë vendimtar për formimin e ushtrisë. “Sa i takon ushtrisë qëndrimi ynë ka qenë se nuk duhet të ketë veto të jashtme. Mënyra se si Lista Serbe është sjellë ka qenë veto e jashtme. Kjo gjë nuk mund të bllokohet në vazhdimësi, askush nuk mund ta bllokojë formimin e ushtrisë. Viti 2018 do të jetë vit vendimtar që Kosova të ketë ushtrinë, e cila nuk paraqet kërcënim për askënd”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak