LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Nga 1 janari të hyjë në fuqi Ligji i Pagave, të gjendet një zgjidhje që nxënësit të kthehen në shkolla

Hoxhaj: Nga 1 janari të hyjë në fuqi Ligji i Pagave, të gjendet një zgjidhje që nxënësit të kthehen në shkolla

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria dhe sindikatat duhet të bëjnë një zgjidhje për grevën që mënyrë që të filloj procesi mësimor.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës gjatë një konference për medie, pas mbledhjes së Kryesisë është shprehur se nga 1 janari i vitit të ardhshëm të hyjë në fuqi Ligji i Pagave që sipas tij do ta zgjidhte këtë problem, shkruan Telegrafi.


“Kemi pasur një seancë dhe debat parlamentar për çështjen e grevës, qëndrimi ynë si PDK ka qenë që të gjendet një zgjidhje e cila është e përkohshme që Qeveria me sindikatën të bëjnë zgjidhje afatshkurtër dhe prej 1 janarit të jetë në fuqi Ligji i Pagave i cili duhet ta zgjidh këtë problem”, ka thënë Hoxhaj.

Ai shtoi se janë humbur shumë orë nga mbajtja e kësaj greve.

“Kërkesa jonë është që greva të ndërpritet, që nxënësit të kthehen në shkolla dhe njërën anë të plotësohen kërkesat minimale që ka SBASHK-u. Ne si subjekt politik nuk e luajmë rrolin e zëdhënësit të sindikatës, por mendojmë se janë humbur shumë ditë të procesit mësimor”, shtoi ai.

Kuvendi do të mblidhet këtë javë për seancë të re si dhe pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Projektligji për Paga për Sektorin Publik duke filluar nga 15 shtatori ka dalë në konsultim publik, ku të gjitha palët do ta kenë mundësinë që të japin mendimet e tyre për 15 ditë pune. /Telegrafi/