LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Nëse Rusia bëhet agresive në Ukrainë, Serbia mund të jetë agresive në Ballkan

Hoxhaj: Nëse Rusia bëhet agresive në Ukrainë, Serbia mund të jetë agresive në Ballkan

Ish-ministri i Jashtëm, tashmë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Serbia nuk ka qëllim që të arrihet ndonjë marrëveshje në dialog me Kosovën.

Hoxhaj në intervistën e dhënë në emisionin “Përballje”, në Telegrafi.com duke folur për procesin e dialogut me Serbinë ka thënë se Kosova duhet të shkojë me qëllime të qarta në tavolinë, që të arrihet marrëveshja.

“Ne kemi shkuar në Rambuje ku kemi arritur lirinë, ku kemi nënshkruar një marrëveshje që është kontrata jonë e parë me perëndimin historikisht. Serbia nuk e ka nënshkruar, kanë rënë bombat mbi Beograd, ka intervenuar NATO dhe ne jemi të lirë.


Ne kemi shkuar në negociata në Vjenë ku kam qenë pjesë e negociatave për dy vjet. Serbia e ka refuzuar planin e Ahtisarit, ne e kemi marrë pavarësinë, nëse ne duam që Kosovën ta integrojmë në sistemin ndërkombëtar, të marrim ulëse në OKB, ta integrojmë në Bashkimin Evropian, unë mendoj që në duhet të shkojmë në tavolinë që të arrihet marrëveshje”, ka theksuar ai.

Deputeti i PDK-së ka pohuar se kryeministri Albin Kurti duhet ta ushtrojë mandatin e tij, sepse ka marrë 50 përqind të votave.

“A mund ta bëjë këtë zotëri Kurti, po mundet ta bëjë, sepse ka marrë 50 përqind të votave, dhe nuk ka asgjë më të mirë për një vend dhe një popull në situata ku ne presim që të ketë një marrëveshje të tillë bilaterale, sesa kur pushteti është i koncentruar në duart e një njeriu që ka mandat të plotë. Unë pres që ta ushtrojë mandatin që e ka marrë nga qytetarët”, ka deklaruar ai.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Ndërsa, sa i përket situatës në Ukrainë, Hoxhaj thotë se Kosova duhet të tregohet solidare.

“Kjo është situatë serioze për të ardhmen e Evropës, dhe nëse e ardhmja e Evropës është e paqartë mund të ketë ndikim direkt edhe në Ballkan, dhe në këtë drejtim mendoj që Kosova duhet t’i jep mbështetje politike, të jetë solidare, me situatën në Ukrainë dhe të jetë e kujdesshme se çfarë bën”, theksoi ai.

Më tej, ai ka thënë se edhe Serbia mund të jetë agresive në Ballkan.

“Nëse Rusia mund të jetë agresive në Ukrainë, Serbia mund të jetë agresive në Ballkan. Tash Vuçiqi mund ta luaj rolin e dikujt që është paqësor, i cili bën deklarata që respekton sovranitetin territorial të Ukrainës por çfarë thuhet në politikën e jashtme dhe çfarë bën janë gjëra të ndryshme”, është shprehur ai.

Hoxhaj në intervistë ka folur edhe për qeverisjen Kurti, si dhe tema tjera me rëndësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori