LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në takim me Sekretarin Mattis, kërkon që Kosova të bëhet me ushtri

Hoxhaj në takim me Sekretarin Mattis, kërkon që Kosova të bëhet me ushtri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar para Sekretarit Mattis dhe shteteve anëtare që Kosova të bëhet me ushtri, meqë është gati dhe plotëson të gjitha parametrat për ta fituar të drejtën e një ushtrie të mirëfilltë.

Hoxhaj këto komente i ka bërë në takimin e veçantë SHBA-Karta e Adriatikut në Zagreb, ku i pranishëm për herë të parë është edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.


Kështu thuhet në njoftimin e zyrës për media të kryeministrit.

Hoxhaj ka kërkuar para Sekretarit Mattis dhe shteteve anëtare që Kosova të bëhet me ushtri, meqë është gati dhe plotëson të gjitha parametrat për ta fituar të drejtën e një ushtrie të mirëfilltë.

Hoxhaj po merr pjesë në takimin e veçantë SHBA-Karta e Adriatikut në Zagreb, ku i pranishëm për herë të parë është edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

“Është e rëndësishme ta theksoj këtu se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për t’u transformuar në një forcë ushtarake tradicionale me mandat të mbrojtjes territoriale. Është e drejtë e jona sovrane për ta ndërmarrë këtë veprim. Është një proces i ngritjes dhe përgatitjes profesionale të FSK-së prej fillimit nga NATO dhe shtetet partnere.  Megjithatë, ky proces është në limbo në vitet e fundit. Kosova është shteti i vetëm në Ballkan dhe në Evropë që nuk ka një ushtri për shkak të pengesave të jashtme për ta përmbyllur tranzicionin”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka theksuar se Serbia është fajtorja kryesore për bllokadën politike, duke i keqpërdorur deputetët serbë, megjithëse sipas tij, ka paralajmëruar fillimin e procesit të transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura.

“Arsyet e bllokadës janë politike. Serbia po përpiqet ta minoj shtetësinë e Kosovës duke e penguar tranzicionin e FSK-së. Ata përmes deputetëve serb po përpiqen t’i bllokojnë ndryshimet kushtetuese. Së fundi, ata kanë nisur një fushatë të frikësimit dhe arrestimit të pjesëtarëve serb të FSK-së duke e quar numrin në 50 prej tyre që janë larguar. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të lejojmë të prishet karakteri shumetnik i FSK-së që ka rreth 12% minoritete, më shumë se çdo shtet në rajon. Megjithatë, kjo sjellje e Serbisë nuk është asgjë e re për ne, sepse njëjtë është përpjekur edhe në të kaluarën ta pengojë pavarësinë tonë dhe t’i luftoj forcat aleate të NATO-së. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë këtë përcaktim, ta themelojmë ushtrinë tonë duke i ndryshuar ligjet e nevojshme të Kosovës në respektim të Kushtetutës. Koha është tani. I nderuari Sekretar, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj që ta përmbyllim këtë proces”, thuhet në këtë komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori