LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në New York, kërkon mbështetje diplomatike për Kosovën

Hoxhaj në New York, kërkon mbështetje diplomatike për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar me takime në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Sipas njoftimit për media, qëllimi i takimeve ka qenë që të iniciohet një etapë e re e marrëdhënieve me vendet të cilat e kanë njohur Kosovën e që kanë mundësi dhe interes edhe për fusha të tjera të bashkëpunimit.


Hoxhaj ka zhvilluar takimet me homologët nga vendet si Senegali, Lesoto, Malta, Kuvajti, Gana dhe Emiratet. Ai ka ngritur nevojën për ta ndihmuar Kosovën në procesin e njohjeve, anëtarësimit në organizata dhe në forcimin e lidhjeve bilaterale.