LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në Bled fton bizneset të investojnë në Kosovë

Hoxhaj në Bled fton bizneset të investojnë në Kosovë

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka marr pjesë në Forumin e Bizneseve Slloveni-Austri-Kosovë, i cili po mbahet në Bled të Sllovenisë.

Nga ky forum Hoxha i ka ftuar bizneset e interesuara për të investuar në sektorë të ndryshëm në Kosovë, si dhe u ka treguar për lehtësirat që ofrohet për investitorët.


“Në forumin e përbashkët të bizneseve nga Austria, Sllovenia dhe Kosova fola për kushtet gjithnjë e më të mira për investimet e huaja në Kosovë dhe klimë të favorshme të të bërit biznes. Theksova se shteti jonë prej vitesh ka një stabilitetit politik dhe makrofiskal, fuqi punëtore të kualifikuar, sistem fiskal të favorshëm, pozitë qendrore në Ballkan dhe infrastrukturë rrugore të zhvilluar. I ftova bizneset e interesuara për të investuar në sektorë me të ardhme të mirë sikurse shërbimet, IT, bujqësia, turizmi e minierat”, theksoi Hoxhaj. /Telegrafi/