LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Na duhet platformë për dialogun, e cila miratohet nga Kuvendi i Kosovës (Video)

Hoxhaj: Na duhet platformë për dialogun, e cila miratohet nga Kuvendi i Kosovës (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në intervistën në emisionin Debat D, ka folur për vazhdimin e dialogut me Serbinë, për të cilën tha se Kosovës i duhet unitet.

Hoxhaj tha se para se të vazhdohet në fazën e fundit të dialogut me Serbinë, Kosova duhet ta ketë një platformë të saj ku jepet qartësi dhe ku Kosova është proaktive.


Në këtë platformë, tha Hoxhaj, Kosova duhet t’i ketë të përshkruara detajisht kornizat e dialogut, cilat janë temat që Kosova pranon t’i diskutojë dhe cilat janë vijat e kuqe për Kosovën.

Ndërkohë, Hoxhaj vlerësoi se Thaci duhet të jetë udhëheqësi i dialogut me Serbinë, por theksoi se duhet ta kemi një grup politik që merr pjesë në këto bisedime, duke përfshirë të gjitha partitë parlamentare.

Hoxhaj tha se në përfundim të dialogut Kosova duhet ta marrë ulësen e saj në OKB, dhe të ketë njohje të ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se konteksti ndërkombëtar është shumë i komplikuar për shkak të kundërshtimit të Rusisë, e cila madje ka përdorur veton në Këshillin e Sigurimit. Kësisoj, Hoxhaj deklaroi se Kosova duhet ta ketë një kontekst pozitiv të brendshëm, duke pasur konsensus politik dhe kohezion shoqëror.

Hoxhaj propozoi për herë të parë nisjen e një dialogu të brendshëm ku do të përfshihej politika, shoqëria civile dhe përfaqësuesit e mediave, në mënyrë që të kemi një kontekst të ri të brendshëm i cili do t’i mundësojë Kosovës që të ketë një pamje të qartë për dialogun.

Hoxhaj tha se meqë po hyjmë në fazën përfundimtare të dialogut, një platformë për dialogun duhet të miratohet dhe legjitimohet në Kuvendin e Kosovës. Hoxhaj u shpreh në favor të raportimit të grupit negociues në Kuvend në baza të rregull, duke pasur parasysh se jemi në fazën e fundit dhe do të merren vendime të rëndësishme.

Zëvendëskryeministri paralajmëroi se kjo do të jetë faza më e vështirë e dialogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori