LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: “Misioni Humanitar Rus”, një maskë për ndërhyrjen e Qeverisë serbe në Kosovë

Hoxhaj: “Misioni Humanitar Rus”, një maskë për ndërhyrjen e Qeverisë serbe në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj bashkëpunimit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me OJQ-në “Misioni Humanitar Rus”, bashkëpunim ky i cili pretendon se po bëhet për t’i ndihmuar serbët e Kosovës.

Në një reagim nëpërmjet Twitter, ish-ministri i jashtëm i Kosovës dhe Zëvendëskryeministër aktual ka thënë se “mision rus në Kosovë” është vetëm një maskë që ka për qëllim ta kthejë prapa investimin qëllimmirë të Perëndimit në rajon.


Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në Kosovë duke i maskuar strukturat paralele si shërbime humanitare të ofruara nga OJQ-të ruse.

Hoxhaj në reagimin e tij në Twitter ka shkruar se Marko Gjuriq dhe zyra e tij në Beograd janë duke shërbyer si dorë e zgjatur e ndërhyrjes hibride të Rusisë me qëllim të dëmtimit të stabilitetit të udhëhequr nga ShBA-ja dhe BE-ja në Ballkan.

Hoxhaj vazhdon më tej duke thënë se “asistenca humanitare” e Rusisë nuk është asgjë tjetër veçse një instrument për ta kthyer prapa investimin qëllimmirë të Perëndimit në stabilitetin e rajonit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori