LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Liberalizimi i vizave, përgjigjet dhe përgjegjësit janë në Bruksel (Video)

Hoxhaj: Liberalizimi i vizave, përgjigjet dhe përgjegjësit janë në Bruksel (Video)

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në intervistën dhënë për Telegrafin ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave si dhe për INTERPOLIN.

Hoxhaj tregon se Qeveria e Kosovës është duke punuar me shtetet anëtare që në dhjetor të këtij viti të ketë një vendim pozitiv për liberalizim të vizave.


I pyetur nëse Kosova merr mendim negativ nga BE-ja, kush do të jetë përgjegjës për këtë, Hoxhaj tha: “Mendoj që përgjigjet dhe përgjegjësit janë në Bruksel. Ne kemi pasur një proces i cili ka filluar në vitin 2012, procesi ka qenë teknik, është dashur të përmbushen të gjitha kushtet dhe kriteret. Kemi pasur kritere më shumë se sa vendet tjera të rajonit, qoftë Shqipëria, Maqedonia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, por ne kemi pasur vullnet që ta përmbushim këtë udhërrëfyes me të gjitha kriteret dhe tash topi është tek BE-ja”.

Hoxhaj po ashtu theksoi se Bashkimi Evropian (BE) duhet të dalë me një qartësi, dhe sipas tij nëse nuk do të ketë mendim pozitiv, atëherë ky do të ishte diskriminim i qytetarëve të Kosovës.

“Javën e ardhshme do të takohemi një grup për liberalizimin e vizave. Pastaj do të ketë dhe disa grupe dhe komisione tjera dhe unë besoj se në javën e parë të dhjetorit takohen ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë, besoj se në mes të dhjetorit do të duhej të ketë vendim pozitiv. Ne nuk duhet të mbesim si një ishull i izoluar dhe si të burgosur në një ishull të izoluar, prandaj qëndrimi jonë si qeveri është i qartë”.

Sipas tij, nuk ka ngjarje më të rëndësishme për Kosovën se sa marrja e liberalizimit të vizave.

E sa i përket anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, Hoxhaj theksoi se grupi punues i Kosovës është duke bërë një punë jashtëzakonisht të mirë.

“E di që një grup punues i cili është bërë nga qeveria e Kosovës që udhëhiqet nga njerëz të caktuar në Ministrinë e Jashtme, atë të Brendshme, si dhe policia e Kosovës, deri më tash kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë. Shërbimi jonë diplomatik ka komunikuar me disa vende që të siguroj vota. Partnerët tanë perëndimor në disa vende kanë mbështetur Kosovën për INTERPOL”, u shpreh ai.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj komentoi edhe qëndrimin e kancelarit austriak, Sebastian Kruz për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Në këtë drejtim, ai tha se Austria do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

“Dje e pamë dhe një qartësi nga Austria, e cila voton pro anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Personalisht është dashur që t’i thërras disa vende, aty ku kam pasur kontakte – megjithatë na mbetet që të bëjmë betejë të mirëfilltë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, derisa të ndodh procesi i votimit. Marrja e votave është një proces i ndërlikuar, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, por derisa të votohet duhet të lobohet”, theksoi ndër tjerash Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori