LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj, Kurtit: I ke siguruar një fitore diplomatike Serbisë

Hoxhaj, Kurtit: I ke siguruar një fitore diplomatike Serbisë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputet i PDK-së Enver Hoxhaj, në fjalën e tij në Kuvend, ku është thirrur debat parlamentar rreth dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se është i tmerruar nga ajo se çka tha kryeministri Kurti paraprakisht për dialogun.

“Jam i tmerruar nga ajo se çka tha Kryeministri i Kosovës rreth dialogut Kosovë-Serbi. Dua ta ftoj kryeministrin të kërkojë falje për dhunën në Kuvend të bërë përgjatë viteve të kaluara. Dialogu ka devijuar, ka degraduar, ka dalë nga binarët”, ka thënë Hoxhaj.


Tutje, ish-ministri i jashtëm Hoxhaj ka thënë se kryeministri Kurti është “amater” në një aventurë të rrezikshme.

“Kush ia ka dhënë mandatin Kurtit me folë për marrëveshje me Serbinë pa e përfshirë njohjen e ndërsjellë.”, ka thënë tutje Hoxhaj.

“Marrëveshja nuk është as finale e as kontraktuale, me kaq sa e dëgjova deri më tash kryeministrin Kurti. Qeveria e ka sjell një situatë politike pas veprimeve të gabuara në Veri, ku Asociacioni kërkohet para marrëveshjes finale dhe pa njohje…Në propozimin franko-gjerman më shqetëson statusi special për Kishën Ortodokse Serbe, si dikush i cili ka qenë në negociata në Vjenë për Pakon e Ahtisaarit, si dikush i cili ka pas përgjegjësinë për Aneksin 5 të Pakos së Ahtisaarit.”, ka thënë Hoxhaj.

“Në pikëpamjen tonë, nuk ka normalizim pa njohje të ndërsjellë. Nuk ka tejkalim të ngërçit bllokues historik shqiptaro – serb, pa njohje të ndërsjellë dhe në këtë drejtim ashtu siç është sjell z. Kurti deri më tash ia ka siguruar një fitore diplomatike Serbisë para se m’u ulë në tavolinë”, tha Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori