Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj vazhdon me kritikat e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti në lidhje me ftesën që iu ka bërë partive opozitare për tu dakorduar rreth cështjeve politike.

Hoxhaj përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se Kurti do të duhej që të dërgonte në Kuvendin e Kosovës një platfomë ku sipas tij do të ngërthente në vete parimet, qëllimet, afatet kohore si dhe vijat e kuqe të dialogut.

Ai po ashtu ka thënë se Kurti është është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij,

“Albin Kurti, si kryeministër, do të duhej ta sillte në Kuvend një platformë që do t’i ngërthente në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. Vetëm pasi të dorëzohej një platformë e tillë, atëherë të vinte një ftesë për opozitën. Sot për sot, ai është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij. Këtë, ai e vërtetoi edhe me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re. Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Telegrafi/