Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ish-sekretarja e SHBA-së, si një ndër gratë më të guximshme dhe politikanet më të dashura për ne, Madeleine Albright, edhe sot, sikur gjatë gjithë jetës së saj, i doli në mbështetje Republikës së Kosovës dhe të drejtës historike.
Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në fjalimin e saj në Komitetin e Punëve të Jashtme Dhomës Përfaqësuese, duke folur për politikat për Ballkanin, Albright përsëriti faktin që Serbia ka kryer krime në Kosovë dhe Bosnje.
Ai ka shtuar se deklarata e saj sot se Kosova duhet të jetë një vend normal si pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe në asnjë formë subjekt i vetos nga Beogradi, i bën nder edhe një herë Kosovës dhe të ardhmes së saj.
Krejt në fund, Enver Hoxhaj ka shkruar se Kosova, populli i Kosovës, është me fat që gjithmonë në anën e saj ka pasur sekretaren Albright dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ruajtës të paqes dhe të drejtës në botë.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
“Ish-sekretarja e SHBA-ve, një ndër gratë më të guximshme dhe politikanet më të dashura për ne, Madeleine Albright, edhe sot, sikur gjatë gjithë jetës së saj, i doli në mbështetje Republikës së Kosovës dhe të drejtës historike.
Në fjalimin e saj në Komitetin e Punëve të Jashtme Dhomës Përfaqësuese, duke folur për politikat për Ballkanin, Albright përsëriti faktin që Serbia ka kryer krime në Kosovë dhe Bosnje.
Ndërkaq, duke e njohur Kosovën si shtet me të gjitha kapacitetet e saj, ajo dërgoi një mesazh të qartë për botën demokratike në përgjithësi, dhe Serbinë në veçanti.
Deklarata e saj sot se Kosova duhet të jetë një vend normal si pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe në asnjë formë subjekt i vetos nga Beogradi, i bën nder edhe një herë Kosovës dhe të ardhmes së saj.
Kosova, populli i Kosovës, është me fat që gjithmonë në anën e saj ka pasur sekretaren Albright dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ruajtës të paqes dhe të drejtës në botë”, ka shkruar Hoxhaj.
Ish Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeliene Albright, ka thënë se ndërhyrja e ushtrisë amerikane dy dekada më parë bashkë me aleatët ndërkombëtarë ka qenë veprim i duhur.
Në fjalimin e saj në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-së, ajo sot ka thënë se janë Kina dhe Rusia që zhvillojnë propagandë kundër SHBA-së, në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Albright ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen që të komunikojnë dhe të zgjidhin çështjet e pazgjidhura së bashku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare