LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Gjuha në raportin e KE-së është premtuese, çështjen e vizave do ta bëjmë realitet gjatë këtij viti

Hoxhaj: Gjuha në raportin e KE-së është premtuese, çështjen e vizave do ta bëjmë realitet gjatë këtij viti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova e cila i ka dorëzuar Raportin e Bashkimit Evropian.

Hoxhaj në një konferencë për media theksoi se gjuha e cila është përdorur në këtë raport është një gjuhë premtuese.


Ai tha se tani i mbetet qeverisë së Kosovës që të shqyrtojë këtë raport si dhe të hartojnë një plan të veprimit për t’i zbatuar të gjitha kërkesat dhe gjetjet nga raporti.

“Pranova zyrtarisht në emër të qeverisë Raportin e Progresit që e mbulon një hapësirë kohore nga vjeshta e viti 2016, deri në prill të vitit 2018. Ne si Qeveri do të shqyrtojmë shumë seriozisht këtë raport dhe të hartojmë një plan të veprimit dhe si Qeveri do t’i zbatojmë të gjitha kërkesat dhe gjetjet që kanë dal nga ky raport”, ka thënë Hoxhaj.

Ai po ashtu potencoi se pritja kryesore e qeverisë si dhe e qytetarëve është liberalizimi i vizave, ku këtë pritje siç tha ai do ta shndërrojnë në një realitet konkret gjatë këtij viti.

“Pritja kryesore që ka pasur Kosova dhe që kanë qytetarët është procesi i liberalizimit të vizave. Gjuha që është përdorur në këtë raport është një gjuhë premtuese. Ka një vlerësim pozitiv dhe neve na mbetet që të bëjmë punë brenda vendit. Na mbetet që të lobojmë tek vendet anëtare por edhe tek institucionet në Bruksel, që pritjen e qytetarëve ta shndërrojmë në një realitet konkret gjatë këtij viti”, u shpreh tutje Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori