Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se masa mbrojtëse prej 10 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për produktet e importuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, i mbron interesat e shtetit të Kosovës, fuqizon atë si dhe i mbron prodhimet vendore.
Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se vendimi është marrë për të penguar Serbinë që të mos financoj fushata kundër Kosovës në një gjeografi botërore.
Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që sa më shumë t’i bojkotojnë produktet serbe dhe të blejnë mallra të cilat prodhohen në Kosovë.
“Dikur i kemi thënë jo regjimit të Millosheviqit përmes bojkotit, rezistencës civile, luftës së armatosur – sot duam ta bllokojmë ekonominë serbe dhe vendimi është i duhur”, u shpreh ai.
Hoxhaj tutje tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të mbajë këtë vendim.
“Nëse ata e kanë luksin që të vazhdojnë, edhe ne do të qëndrojmë me vendimin që e kemi marrë si Qeveri e Republikës së Kosovës. Mendoj se vendimi si i tillë, i mbron interesat e shtetit të Kosovës, sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial, por mbi të gjitha i mbron edhe prodhimet vendore”, tha ndër të tjera zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj.
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se kjo taksë ka mundur të jetë edhe më e lartë.
Ai ka thënë se nëse nuk ka përmirësim nga ana këtyre vendeve, atëherë kjo taksë duhet të rritet.
“Nëse e shohim në aspektin ekonomik kjo tarifë ka mundur të jetë edhe më e lartë, por nëse nuk shohim përmirësim nga ana e Serbisë, atëherë kjo tarifë mund të rritet. Në aspektin politik, duke e ditur se çfarë barriera ka nga Serbia, atëherë Kosova do të duhej të vendoste embargo totale”, tha Panxha.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, tha se Kosova pa vështirësi të mëdha mund t’i zëvendësojë produktet e Serbisë, qoftë nga prodhimi vendor ose me produkte nga vendet e rajoni me të cilat ka raporte të mira.
“Zëvendësimi i produkteve nga Serbia në vendit tonë është lehtë i realizueshëm, kur kihet parasysh se Kosova mund të importojë nga të gjitha vendet e tjera të regjionit, apo të Bashkimit Evropiane, produkte që deri më tani janë importuar nga Serbia, por mbi të gjitha ato produkte mund të zëvendësohen edhe me produkt vendor”, tha Shahini për Telegrafin.
Sipas tij, Serbia nuk ka as një produkt i cili nuk mund t’i zëvendësohet.
“Mbetet ngritja e ndjenjave të nacionalizmit ekonomik për të rritur konsumin e produkteve vendore. Po ashtu duhet t’i thuhet stop konsumimit të produkteve të një vendi siç është Serbia e cila nuk ka kërkuar falje për dëmet që i ka shkaktuar”, tha Shahini.
Ndryshe, sipas zyrtarëve të Doganës së Kosovës, brenda një viti, Kosova, nga Serbia importon mallra në vlerë prej 400 milionë eurove, ndërsa nga Bosnja e Hercegovina importon në vlerë prej rreth 80 milionë euro. Ndërsa, eksporti drejt këtyre vendeve janë minore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
A don me mësu qysh me editu video?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë