LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj fillon lobimin në New York

Hoxhaj fillon lobimin në New York

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisë fushatën e lobimit për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës. Ai po qëndron në New York, ku do të takojë dhjetëra përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën të akredituar në Kombet e Bashkuara, thuhet në një njoftim të MPJ-së.

Në ditën e parë, Hoxhaj ka takuar përfaqësuesit e Namibisë, Linda Scott, të Botswanës, ambasadorin Charles Thembani dhe St. Vincent dhe Grenadës, Rhoda King, të cilët i ka njoftuar me zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe progresin sa i përket njohjes dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.


“Jam në New York për t’i njoftuar edhe njëherë përfaqësuesit e këtyre vendeve për rëndësinë që ka njohja e Kosovës. Misionet diplomatike të këtyre shteteve në OKB janë me shumë peshë dhe ndikim, prandaj lobimi këtu është vetëm njëra anë e aktivitetit tonë para se t’i marrim njohjet e reja së shpejti”, ka thënë Hoxhaj pas takimeve.

Përpos takimeve me përfaqësuesit e vendeve mos-njohëse, Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorët e Britanisë të Madhe dhe Gjermanisë pranë OKB-së. Diskutimi është fokusuar edhe në reduktimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, rolin e ri të OKB-së që duhet ta ketë në Kosovë dhe zhvillimet e tjera në rajon dhe më gjerë.

Gjatë ditëve të ardhshme, Hoxhaj do të takoj edhe përfaqësuesit e shumë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe të atyre njohëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori