Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se politika e çmontimit të pranisë së shtetit serb në veri, është duke shkuar paralelisht me politikën e çmontimit të Kosovës, ndërkombëtarisht.
Duke folur për diskutimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër, ai tha se në kohën kur ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, ndonëse jo i involvuar drejtpërdrejt, ka qenë në dijeni se në marrëveshjen e vitit 2016 është paraparë që ura të hapet në janar të vitit 2017, duke shtuar se sot nuk është kundër hapjes së urës.
“Kurti ka premtuar që deri në fund të verës do të hapet, dhe mbetet ta shohim”, tha Hoxhaj, në RTK..
“Por debatet për urën dhe për shumë tema në veri, në fakt tregojnë se një përpjekje e kryeministrit Kurti, gjoja për të çmontuar strukturat paralele në veri të vendit, strukturat e Serbisë që janë të pranishme dhe kanë qenë të pranishme, që një pjesë të madhe i kemi shpërbërë sa kemi qenë në qeveri, kjo politika e çmontimit të pranisë së shteti serb në veri, është duke shkuar paralelisht me politikën e çmontimit të Kosovës, ndërkombëtarisht”, tha Hoxhaj.
Ai tha se mbi lumin Ibër janë edhe dy ura të tjera që janë më funksionale në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
“Si PDK kemi atë qëndrim që kemi pasur më 2016”, shtoi Hoxhaj, duke theksuar se me veprimet e qeverisë kemi humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve.
“Nëse në të kaluarën, si pengesë në integrimin e vendit në sistemin ndërkombëtar kemi pasur kundërshtarët politik të vendit, sot pengesë kemi kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij”, deklaroi Hoxhaj.
Ai mes tjerash çështjen e urës e cilësoi si pjesë e një serie filmike.
“Si tabelat, reciprocitetin dhe të gjitha ato aktet simbolike të një triumfalizmi të rrejshëm në një kohë të mashtrimeve, qytetarët e Kosovës i kanë parë për katër vjet”, tha ai.
“Përtej shtrirjes së rolit edhe kontrollit të policisë në veri të vendit, cila është përmasa e shtrirjes së pushtetit civil”, shtroi pyetjen Hoxhaj.
Ai theksoi se është pro për të gjitha marrëveshjet që janë arritur, dhe që ti qëndrojmë edhe pranë Kushtetutës. Hapja e urës sipas Hoxhajt, do të duhej të konsiderohej si fitore e të gjithëve, fitore e qytetarëve që jetojnë në atë vend, por edhe si fitore e partnerëve tanë ndërkombëtar.
Lidhur me dialogun në Bruksel, Hoxhaj tha se BE do ta rimendojë procesin e dialogut Kosovë- Serbi.
Tutje, ai përmendi vizitën e shefit të CIA-s në Kosovë, që sipas tij, vendi ynë është konsideruar si problematik për sigurinë rajonale, së bashku me Serbinë e Bosnjën e Hercegovinën.
E duke folur për koordinimin me ndërkombëtarët, ai mes tjerash tha se sovraniteti i shteteve të vogla pa partneritet nuk mund të ushtrohet.
“Ne mund të koordinohemi, nëse respektojmë kontratën që është ndërtuar që nga 2008-ta, që është Pakoja e Ahtisaarit”, deklaroi Hoxhaj, teksa shoti se duhen respektuar marrëveshjet e arritura në dialog.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme theksoi se pas luftës në Ukrainë, Kosova ka pasur shansin që të arrinte marrëveshjen për Partneritetin për Paqe.
“Ideja e pavarësisë së Kosovës është e paplotë, nëse ne nuk jemi pjesë e BE-së”, theksoi ai.
Lidhur me bashkëpunimet ndërpartiaka, në spektrin politik në Kosovë, Hoxhaj tha se janë pro bashkëpunimeve me të gjitha partitë politike në vend. Por sipas tij, PDK është shkollë tjetër politike për dallim nga LVV.
Duke folur për kandidatin e PDK-së për kryeministër të vendit, Bedri Hamza, tha se ai është kandidat me përvojë politike e profesionale.
“PDK nuk do të duhej të hynte në qeveri, nëse nuk e ka kryeministrin”, theksoi Hoxhaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë