LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Vetëm tri institucione nuk janë ndjekur penalisht (Video)

Hoxha: Vetëm tri institucione nuk janë ndjekur penalisht (Video)

Prokurori Sylë Hoxha ka theksuar se lufta ndaj korrupsionit është mjaft e gjerë dhe, sipas tij, të gjithë e kanë obligim që ta luftojnë atë.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se organet e rendit janë ato që duhet të jenë në ballë të kësaj lufte, mirëpo nuk duhet të jenë të fundit.


“Ne kemi arrit ta luftojmë, por është çështje tjetër, se sa kemi arritur të bëjmë diçka. Nuk duhet të jem i kënaqur as unë, sepse ka vend për të bërë më shumë. Nuk varet vetëm prej nesh si prokurori, lufta ndaj korrupsionit. Për ta luftuar korrupsionin, duhet përkrahje më e madhe dhe dinjitoze dhe ma serioze e institucioneve të Kosovës”, ka shtuar Hoxha.

Sipas tij, vetëm tri institucione nuk janë ndjekë penalisht, dhe ata sipas tij, janë presidenti i vendit, kryeparlamentari dhe kryeministri./Telegrafi/