LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Takimet e liderëve pa pjesëmarrjen e shqiptarëve, janë të papranueshme për ne

Hoxha: Takimet e liderëve pa pjesëmarrjen e shqiptarëve, janë të papranueshme për ne

Arijanit Hoxha nga Lëvizja Besa, sot në konferencë për shtyp takimin mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, e vlerësoi si të papranueshëm.

Ai tha se takimet e liderëve pa praninën e shqiptarëve janë të papranueshme. Sipas tij, kur partitë politike shqiptare u takuan për të biseduar për tema me interes etnik për shqiptarët, u bë zhurmë shumë e madhe dhe partitë tjera e keqpërdorën si retorikë të përditshme politike, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Për Lëvizjen Besa është e papranueshme që shqiptarët të mos përzihen në vendimmarrje për procese kaq të rëndësishme që prekin direkt interesat e shqiptarëve në vend. Përjashtimi i shqiptarëve për çështje kaq jetike është tentim për të prishur kohezionin ndëretnike kurse parulla “shoqëri për të gjithë” nënkupton defaktorizim të faktorit shqiptar dhe hyrje në epokën ë re e cila dhe thellon ndasitë. Nuk do të lejojmë të shkelet vullneti i shqiptarëve”, tha Arijanit Hoxha.

I pyetur për ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin pritet të rregullohet edhe puna e PSP-së, ai tha se nuk kanë informacione se për çfarë ligji bëhet fjalë, duke shtuar se nuk mund ta fshehin dëshpërimin për punën e deritanishme të PSP-së.

Ndryshe, në takimi i djeshëm mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, në të cilin është diskutuar për zgjedhjet presidenciale dhe punën e PSP-së, liderë të partive shqiptare nuk kanë marrë pjesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori